SHA EMV me 26.10.2022 ka prodhuar 11,569 MWh energji elektrike.
Në termocentralet janë prodhuar 8,449 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3,120 MWh.
Prodhimi i energjisë elektrike në SHA EMV për nevojat e tregut të rregulluar (familjet dhe konsumatorët e vegjël) zhvillohet pa probleme në dy blloqet e REK Manastir dhe në Filialin e Energjisë.
Në REK Manastir prodhimi është intensifikuar për shkak të ndërprerjes së REK Oslomej, ku po riparohet një tub i prishur në kazan, që është defekti më i shpeshtë në termocentralet. REK Oslomej duhet të rikthehet sërish në rrjet nga e shtuna, 29 tetor.
SHA EMV me datë 26.10.2022 plotësoi nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore.
Comments are closed for this post.