Prej sot e deri më 8 qershor në terminet prej 12:10 dhe prej orës 19 në RTVM 1 emitohet serial i ri arsimor „The Word on the Street“ i dedikuar për nxënës të shkollave të mesme dhe studentët, bashkëproduksion i Këshillit Britanik dhe Bi-bi-si dhe i dedikuar ligjëratave dhe mësimit të gjuhës angleze.

“Seria e re televizive ka për qëllim që t’i përmirësojë aftësitë për gjuhën e folur angleze te popullsisë prej 15 deri 25 vjeçare dhe t’i njoftojë të rinjtë me kulturën britanike. Seria është bërë me format të popullarizuar televiziv me intervista dhe mini kuize. Te ne serialin mund ta ndjekin edhe filloristë. Niveli i gjuhës është mes B1 dhe B2 sipas Kornizës evropiane gjuhësore dhe i përgjigjet nivelit të gjuhës të cilën e mësojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët në vend sipas programeve tona arsimore”, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

„The Word on the Street“ do të emetohet edhe në vende të tjera të rajonit. Është e ndjekur me resurse onlajn për ushtrim dhe mësim :https://learnenglish.britishcouncil.org/general-english/word-street, përderisa resurset tjera për ligjërata dhe mësim në gjuhën angleze janë në dispozicion në ueb-faqen e Këshillit Britanik: https://www.britishcouncil.mk/en/stay-home