Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, ai kritikon veprimet e qeverisë kosovare dhe sulmet nga ana e serbëve ndaj ushtarëve të KFOR-it ndërsa bën thirrje për dialog mes vendeve.

Ai thotë se për të çtensionuar situatën në veri duhet të vijojë puna për zbatimin e marrëveshjes bazë midis dy vendeve. Sazarrin thekson se politikanët kosovarë duhet të marrin seriozisht se veprimet e tyre refuzohen më gjerësisht në veri sesa mendojnë dhe se ka qytetarë serbë që nuk mbështeten në dhunë.

Manuel Sarrazin shtoi më tej se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte një hap pozitiv. Sipas Sazarrin, Kosova dhe Serbia po sillen ngjashëm duke e quajtur njëri-tjetrin fashistë dhe terroristë por shton se ky nuk është toni i duhur me të cilin mund të arrihet paqja dhe stabiliteti” mes dy vendeve.