Gjithsej 110 shoferë janë dënuar gjatë gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet në lëminë e komunikacionit. Prej të cilëve shtatë shoferë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, ndërsa 13 gjoba për mosrespektimin e shpejtësisë së qarkullimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.