Kompania gjermane e bioteknologjisë nga Mainz, BioNTech, e cila po bashkëpunon me Pfizer për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, synon ta shesë vaksinën nën çmimet normale të tregut.

“Sidoqoftë, çmimi i vaksinës do të pasqyrojë rreziqet financiare të paraqitura nga investitorët e saj privatë”,- tha Rio Richardson, përfaqësues i BioNTech sot.

“Ne jemi përpjekur të ndjekim një qasje të ekuilibruar që pranon se inovacioni kërkon kapital dhe investime. Vaksina duhet të ketë një çmim shumë më të ulët se çmimet normale të tregut. Çmimi i vaksinës do të pasqyrojë situatën në të cilën ndodhemi dhe do të synojë të sigurojë akses të gjerë në të gjithë botën. Me siguri do të ketë çmime të ndryshme në vende”,- shtoi Richardson, pa dhënë detaje të tjera.