Dje ka filluar ndërtimi i hotelit “Isra”, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hoteli do të jetë me sipërfaqe prej 5.350 m2, me shtatë kate, me pesë yje.
Nga BFI nuk kanë treguar se sa do të kushtojë hoteli ISRA me 5 yje dhe ku do ti marrin paratë për ndërtimin e hotelit. Gjithashtu nuk kanë treguar se për çka do të shfrytëzohet hoteli i BFI-së?
Reis’ul-Ulemaja dje shpjegoi se të ardhurat që do të sigurohen nga ky hotel do të shfrytëzohen në procesin edukativo-arsimor të BFI-së.
Hotel Isra në Çair, në lagjen Seravë, pritet të ndërtohet për një kohë relativisht të shkurtër sipas BFI-së.
Comments are closed for this post.