Shumë diplomatë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vërtetojnë se Maqedonia e Veriut me siguri do të bllokohet nga Bullgaria në Këshillin e Ministrave që do të mbahet më 17 dhjetor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot u mblodhën në Bruksel për t’i shqyrtuar konluzionet që duhet të miratohen më 8 dhjetor.

Siç sqarojnë diplomatët e vendeve anëtare të BE-së, nga konkluzionet është hequr opsioni mbajtja e konferencave të para me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Sofjes.

“Mund të them se nuk ka shumë shpresë për konferencë ndërqeveritare dhe nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut sivjet për shkak të vetos bullgare”, thotë një diplomat i një vendi perëndimor anëtar në BE.

Bullgaria në mbledhjen e sotme ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut.