Një djalë 24-vjeçar është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçare me aftësi të kufizuara për t’i shpëtuar detyrimit të shërbimit ushtarak.
Zyrtarët kanë nisur një hetim për ngjarjen. Ndërkohë Alexander Kondratyuk deklaroi se kishte rënë në dashuri me kushërirën 57 vjet më të madhe dhe mohoi se po përpiqej t’i shmangej detyrimit ushtarak.
Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm, megjithëse ekzistojnë disa përjashtime.
Nëse një burrë ka nën kujdes një grua me aftësi të kufizuara dhe mund të provojë gjendjen e saj, si edhe martesën me dokumente zyrtare, lirohet nga shërbimi.
Dasma e Alexander dhe 81-vjeçares u zhvillua në fshatin Baykovka.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me martesën me të afërmin e saj shumë më të vogël në moshë, Zinaida Illarionovna këmbënguli se ai ishte një burrë i mirë dhe se kujdesej për të.
Por fqinjët raportuan se 24-vjeçari nuk ishte parë kurrë më parë në zonë.
Ata thanë se e moshuara jetonte vetëm në shtëpi dhe se e vetmja shenjë e dukshme e martesës ishte certifikata që Alexander merrte me vete sa herë që vinin për ta rekrutuar në ushtri.
Duke treguar provën se ishte i martuar dhe certifikatën e aftësisë së kufizuar të Zinaida, 24-vjeçarit i lejohej të kthehej në shtëpi pa u regjistruar në ushtri.
Por nëse vërtetohet se nuk ka martesë të vlefshme dhe që çifti nuk ka familje të zakonshme, atëherë Alexander do thirret për të bërë shërbimin ushtara
Comments are closed for this post.