Katër autobusë u larguan nga Turqia, por kaluan kufirin me Bullgarinë në periudha të ndryshme për shkak se disa nga udhëtarët këmbëngulën të bënin pazar, dhe pikërisht për këtë kolona u nda.
Prokurorja Vilma Ruskoska për “Telma” tregon detajet që pronari i “Besa Trans” ka zbuluar para prokurorëve për aksidentin.
Ajo thotë se ai ishte një nga shoferët.
“Në fakt, pronari ka qenë edhe një shofer i dytë. Ai tha se ky autobus lëvizte pas tyre. Pra, ata kishin mbërritur në pikën kufitare në Bullgari, pasi kishin dalë nga Turqia, dhe këta ishin një ose dy autobusë pas tyre. Pastaj më tha se në autobusin e dytë ishin ai dhe gruaja e tij, ndërsa në të katërtin ishin fëmijët e tij”, tha Ruskoska.
Sipas saj, pronari ishte dukshëm i mërzitur dhe i tronditur.
“E pyeta nëse po mbanin bidona rezervë me karburant, ai tha se nuk kishte mundësi të ndodhte”, tha Ruskoska, e cila shtoi se kishte pyetur nëse udhëtaret kanë mundur që të mbanin diçka, por pronari ishte i bindur se nuk ka mundur të ndodhë një gjë e tillë.
Në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari në autostradën “Struma” më 23 nëntor humbën jetën 45 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë.
Comments are closed for this post.