Rusia ka gjobitur kompaninë Google me një shumë të pabesueshme që tejkalon të gjithë prodhimin bruto të botës, për shkak të kufizimeve që ajo ka vënë ndaj kanaleve të propagandës ruse në YouTube.
Sipas gazetës ruse të biznesit, RBC, 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e vendit, që rezultuan në një gjobë astronomike me 34 zero.
Për ta ilustruar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, prodhimi bruto i të gjithë botës është vlerësuar në rreth 110 trilion dollarë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pranoi se ai “as që mund ta shqiptojë saktë këtë shifër,” duke theksuar se gjoba ka një “mbushje simbolike”.
Ai theksoi se Google nuk duhet të kufizojë aktivitetet e transmetuesve rusë, duke e akuzuar kompaninë për veprime të tilla.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass, raportoi se gjykata kishte urdhëruar Google të zhbllokonte kanalet në YouTube ose do të përballej me shtimin e gjobave, të cilat dyfishohen çdo javë.
Në muajin gusht, YouTube pësoi një avari masive në Rusi, duke e bërë këtë platformë një nga rrjetet e pakta ku audiencat mund të ndjekin lajme të pavarura.
Moska ka bllokuar shumë faqe të lajmeve të pavarura, duke e zvogëluar lirinë e shtypit në vend. Google nuk ka ofruar asnjë koment në lidhje me këtë çështje.
Comments are closed for this post.