Rusia ende mund të jetë e njohur për njerëzit që pinë shumë alkool, por një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se konsumimi i alkoolit në këtë shtet ka rënë për hiq më pak se 43 për qind nga viti 2003.

Sipas kësaj organizate, rënia e konsumimit të pijeve alkoolike ka ardhur si rezultat i masave të marra nga presidenti sportdadësh i këtij shteti, Vladimir Putin, përfshirë kufizimet në shitjen e alkoolit dhe promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës.

“Federata Ruse është vlerësuar për një kohë të gjatë si një nga vendet që konsumon më së shumti alkool në botë. Megjithatë, ky trend viteve të fundit ka ndryshuar”, thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Autorët e këtij hulumtimi kanë thënë se zvogëlimi i përdorimit të alkoolit ka ndikuar edhe në rritjen e jetëgjatësisë mesatare të popullsisë së Rusisë në nivelin rekord më 2018 në 78 vjet për gratë dhe 68 vjet për burrat.

Në pjesën e parë të viteve të nëntëdhjeta, jetëgjatësia mesatare e burrave rusë ishte vetëm 57 vjet.

Sipas rregullave të miratuara nga qeveria e Putinit, shitja e alkoolit në Rusi ndalohet pas orës 23, ndalohet reklamimi i pijeve alkoolike në medie dhe rritet çmimi minimal i shitjes, shkruan “The Guardian”.