Emisioni “Rruga drejt” sonte në orën 20:40 sjellë një reportazh ekskluziv nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, mjekët e së cilës dhe personeli mjekësor që nga fillimi i pandemisë janë përballur me virusin Covid-19. Në reportazh ju sjellim pamje nga Klinika, që i ka regjistruar kamera e ALSAT por dhe rrëfimet e pacientëve të prekur nga virusi Korona, disa prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Në këtë edicion të emisionit debatues sjellim edhe pikëpamjet dhe vrojtimet e mjekëve të klinikës, të cilët pareshtur apelojnë që të respektohen masat dhe të ketë sa më shumë kujdes nga qytetarët.