Ndryshimi drastik i temperaturave si dhe fillimi i vitit të ri shkollor janë ndër faktorët kyç për rritjen e numrit te fëmijëve të sëmurë nga viroza sezonale në rajonin e Kumanovës.

Këtë për programin tonë e deklaroi Shefja e repartit për sëmundje të fëmijëve pran Spitalit të Kumanovës, doktoreshë Ferihan Bajrami.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor kemi rritje të numrit të fëmijëve të sëmurë, si ata në çerdhe, shkollar fillorë e të mesëm. Simptomat që paraqiten tek fëmijët janë zakonisht temperaturat e larta, rritja e sekrecionit në hundë dhe kollitje, disa mund të trajtohen në mënyrë ambulantore tek mjekët amë kurse ata me gjendje më të rëndë klinike i trajtojmë në spitalin tonë”, tha për TVM2 shefja e Repartit për Sëmundje të Fëmijëve pranë Spitalit të Kumanovës, Dr. Ferihan Bajrami.

Bajrami, mes tjerash theksoi se numri paraqitet të jetë i madh sa i përket pacientëve të cilët po marrin ndihmë mjekësore, ajo gjithashtu apeloi prindërit që nëse fëmija i tyre ka simptoma të ndonjë virozë, të njëjtin ta izolojnë dhe mos ta dërgojnë në shkollë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të të sëmurëve.

“Tani për tani kemi numër të madh të hospitalizuarve, 15 në repart dhe 15 pacient në spitalin ditor. Këshilla jonë si pediatrik është që sa më shumë që sa më tepër të konsumohet ushqim me vitamina e minerale, pastaj pemë e perime, të konsumohet sa më shumë lëngje, si dhe nëse prind sheh se fëmija i tij ka simptoma të virozave sezonale atëherë ta izolojë fëmijën që mos të shkojë në shkollë dhe të drejtohet tek mjeku.”,- tha Dr. Bajrami.

Ndryshe, nga ky repart na njoftuan se kohëve të fundit nuk ka fëmijë të infektuar me Virusin Korona.