Gjatë ditës së djeshme, gjatë periudhës prej orës 07:00 të 13.08.2021 deri në ora 07.00, sot 14.08.2021, në aktivitetet për shuarje dhe preventivë të zjarreve në territorin e Maqedonisë së Veriut, janë angazhuar 590 nëpunës policorë, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e të gjithë njësive speciale të policisë.

Janë realizuar 216 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 159 vetura, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë drejtim, MPB-ja ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë ndalesën për lëvizje në rajonet malore, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave dhe kallamishteve, të mos hidhen cigare të ndezura dhe të mos lëshojnë shishe të qelqit në ekspozim të diellit, të cilat pas një kohe mund të shkaktojnë zjarr.