Sot pasdite në Torino është duke u zhvilluar ceremonia e “tapetit të kaltërt” ku artistët e 40 shteteve pjesëmarrëse në Eurovision do bëjnë hapjen e këtij edicioni.

Sigurisht, artistja shqiptare, Ronela Hajati nuk mungoi aty, madje është siguruar të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Hajati zgjodhi një veshje unike për këtë paraqitje të radhës në Torino.

“Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Europë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj skenën e kësaj mundësie jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, është shprehur ajo.