Portugalia do ta fillojë nesër aventurën në Kampionatin Botëror të Katarit.

E para kësaj ndeshjeje, Cristiano Ronaldo ka postuar një shkrim emocionues..

“Gati për të filluar fushatën tonë në garën më të madhe në botë. Një aventurë që shpresojmë të jetë e gjatë dhe me plot suksese, me qëllim që ta ngrisim shumë lart emrin dhe flamurin e vendit tonë. Ne duam t’i mbushim të gjithë portugezët me krenari dhe gëzim. Nuk ka të pamundura! Hajde, Portugali!”, shkroi Ronaldo.