Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.