Këngëtarja shqiptare me famë, Rita Ora, është shprehur gjithnjë krenare për rrënjët e saj.
Megjithëse nga angazhimet e tepërta, i bie rrallë që të vijë në Kosovë, asaj i pëlqen shumë kultura dhe traditat shqipe.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se në shtëpinë e saj ka pasur festë, me rastin e festave të fundvitit.
Në një video të publikuar nga e ëma e saj, Vera, në InstaStory, Rita shfaqet duke vallëzuar plot ritëm me muzikë shqiptare.
Këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive ndërsa kërcente nën ritmet e këngës “Valle kosovare”, teksa mbante në dorë një shami të kuqe.
Se i pëlqen të vallëzojë me muzikë tradicionale, këtë ajo e ka vërtetuar edhe gjatë koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, më 17 shkurt.
Rita kishte përgatitur një koreografi befasi me valltarët e saj, ku kishte kërcyer “Vallen e Rugovës”, ndërsa kishte bërë një miksim mes kësaj kënge dhe këngës “Black Window”.
Përndryshe, këngëtarja Ora ka shënuar suksese të shumta këtë vit, ku njëra ndër to ishte nxjerrja në treg e albumit të saj të dytë në karrierë, “Phoenix”.
Comments are closed for this post.