Nesër përfundon debati mbi amendamentet, për rishikimin e buxhetit.

Në komisionin parlamentar të financave dhe buxhetit, deputetët më së shumti diskutuan amendamentet e dorëzuara për projektet e infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve, çerdheve, ujësjellësve dhe kanalizimeve.

Nga gjithsej 204 amendamente të dorëzuara, një është pranuar për momentin, ndërsa për seancën e nesërme duhet të diskutohen edhe 90 amendamente të tjera. Pas miratimit të rishikimit, pritet që të miratohen masa të reja të synuara për kategoritë më të cenuara të qytetarëve, të paralajmëruara nga Qeveria.