“Rini e sigurt, e ardhme më e sigurt” është tema në të cilën do të debatohet sot me studentët e universitetit FON në Shkup në kuadër të karvanit të NATO-s, ndërsa si pjesë e aktiviteteve të projektit Info qendra për integrime euro-atlantike.

Sipas paralajmërimeve, folës në debat do të jenë presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shkup, Rachell Galloway.

Organizatori dëshiron të krijojë debat për përfitimet nga integrimet euro-atlantike edhe anëtarësimi i shtetit në NATO. Ideja është që ngjarja t’u ofrojë studentëve mundësi për të mësuar më shumë rreth procesit dhe rëndësisë së integrimit euro-atlantik, përfitimet nga anëtarësimi në NATO, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë.

Info qendra për integrimet euro-atlantike është projekt që e zbaton Asociacioni qytetar MOST me mbështetje nga Sektori për diplomaci publike i NATO-s, ministria e Punëve të Jashtme e Holandës, Ambasada e Britanisë në Shkup dhe ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së.