Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të lagështa, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjaleve të vendosura në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.