Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, numri i personave të ndjerë gjatë vitit të kaluar është rritur për 26% në krahasim me vitin 2019.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar kanë humbur jetën 25.775 persona, që do të thotë se mesatarisht kanë vdekur nga 70 persona në ditë. Ashtu si në vitet e kaluara, më së shumti persona, ose më shumë ose 41% kanë humbur jetën nga sëmundjet e sistemit qarkullues, nga neoplazmat kanë humbur jetën 15.2%, ndërsa më pas vinë persona e vdekur si pasojë e pandemisë së coronavirusit me 10.9%.
Me 5.8% janë rastet ku vdekja vjen si pasojë e sistemit respirator, ndërsa personat që kanë pasur sëmundje endokrine dhe metabolistike janë me 5.3%, ndërsa me 3.7 janë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit nervor.
Kjo shifër e të vdekurve është rekord nëse merren statistikat që nga viti 1995. Që nga viti 1995, numri i personave të vdekur në Maqedoni vazhdimisht rritet, me përjashtime të disa viteve të caktuara. Kështu që nga viti 1995 deri në vitin 2004 kanë vdekur nga 15 mijë deri në 17 persona në vjet, ndërsa vitet në vitet në vijim, vdekshmëria rritet.
Nga viti 2019, numri i personave të vdekur në vjet është nga 18 mijë deri në 20 mijë persona, ndërsa në vitin 2020, numri shkoi me mbi 25 mijë të vdekur.
Numri më i madh i vdekjeve gjatë vitit të kaluar janë të gjinisë mashkullore, ose 13.914 me 54%, ndërsa më së shumti vdekje ka pasur gjatë nëntorit me 3.847 persona.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, mosha mesatare te të vdekurit e gjinisë mashkullore është 71.6, ndërsa te gjinia femërore është 75.3.
Comments are closed for this post.