62 për qind e të gjithë shqiptarëve të anketuar e përkrahin punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kështu thuhet në hulumtimin e fundit të realizuar nga Instituti maqedonas për bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas hulumtimit të fundit të këtij instituti gjithashtu mund të vërehet se ekziston një dallim ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonaseve lidhur me besueshmërinë e politikave të partive në pushtet.

Nga Instituti maqedonas për bashkëpunim ndërkombëtar gjithashtu thonë se shikuar nga perspektiva e përkatësisë etnike, 42.4% e maqedonasve gjatë këtij hulumtimi janë përcaktuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurse 47.0% e shqiptarëve janë shprehur se besojnë tek kjo qeveri dhe besojnë se e njëjta ka fuqi të shpie proceset përpara.