Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Nëpër disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 7, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 15 gradë Celsiusë.