Deputeti dhe ish sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka mbërritur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku ai dëshmoj për rastin “Reketi”.
Para se të futej në godinën e Prokurorisë ai tha se është thirrur në cilësinë e dëshmitarit. dhe se pas përfundimit të dëshmisë do të jep deklaratë për mediat.
Prej fillimit të kësaj jave, në Prokurori për rastin “Reketi” kanë dëshmuar deputetja dhe kryetarja e nderit në Aleancën Ndërkombëtare, Frosina Remenski, prezantuesja Lila Filipovska si deh biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski.
Comments are closed for this post.