Qytetarët janë të lirë, sovranë, votimi është sekret dhe është me rëndësi të ketë census, tha para qytetarëve të Manastirit kandidati Blerim Reka dhe u bëri thirrje që më 21 prill masivisht të votohet.

Jam optimist, tha Reka, te unë sundon energji pozitive, e kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të sigurojmë cenzus, pa dallim se kush do të fitojë.

“Është me rëndësi të fitojë shteti që të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në. Me rëndësi është dalje masovike e qytetarëve në votim, pa dallim për kë do të votojnë. Manastir është një nga qytetet më të bukura në Maqedoninë e Veriut. qytet i konsulleve, qytet i Alfabetit, qytet i Manakit, qytet i kulturës dhe për këtë shkak desha t’ju drejtohem qytetarëve të Manastirit. Jam këndshëm i befasuar nga interesi dhe entuziazmi i qytetarëve të Manastirit për kandidaturën time dhe iu falënderohem për mikpritjen dhe fjalët e bukura. Koncepti im është një Republikë për të gjithë me Ligjin mbi të gjithë. Ne mund të eksperimentojmë me lloj lloj formulash të sundimit, por nëse me të vërtetë nuk arrijmë të vendosim sundim të së drejtës, atëherë gjithçka do të jetë shkatërruese për shtetin. Ne nuk kemi kohë për të humbur edhe 10, 20 vite, pasi shoh në të gjitha qytetet dhe fshatrat në shtet, të gjithë ankohen në shpërnguljen, ekzodusit të madh të të rinjve, por edhe të tërë familjeve, e kjo është edhe në Manastir, më thanë qytetarët e Manastirit në ‘Shirok Sokak’”, tha Reka.

Përkrahje për Rekon kërkuan edhe liderët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“I porositi qytetarët e Manastirit që masivisht të votojnë dhe ta përkrahin Blerim Rekën, pasi ai është kandidat i cili ofron atë që i nevojitet Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ajo është Republikë për të gjithë. Shtetit i duhet drejtësi për të gjithë, drejtësi në të cilën në vitin 2016 aq shumë besuan qytetarët, por për fat të keq morën drejtësi selektive. Përmes Blerim Rekës, shteti do të funksionojë në mënyrë tjetër, do të jetë më i drejtë dhe do të ketë balancim të pushteteve”, tha Sela në tubimin.

Sipas Bilall Kasamit, kryetari i Lëvizjes Besa, shoqëria e Maqedonisë së Veriut mundet dhe duhet ta ndjejë momentin për zgjedhje të kandidatit më kompetent presidencial, e ai është Blerim Reka.

“Shpresojmë se në kohë kur shteti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe në kohë kur do të hapen negociatat për anëtarësim në BE, do të kemi president i cili më së miri do të na përfaqësojë në këto institucione të rëndësishme. Profesori Blerim Reka është personi më kompetent që të jetë në krye të shtetit në këto momente të rëndësishme për vazhdimin e e rrugës sonë drejt këtyre institucioneve. Besojmë se shoqëria e Maqedonisë së Veriut e ndjen momentin që të votojë për president, si zgjidhje të parë dhe më të mirë, me çka bashkërisht do të dëshmojmë se jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e BE-së dhe pjesë e vlerave të cilat mes veti i ndajnë shtetet dhe popujt e Evropës”, tha Kasami.

Kandidati presidencial Blerim Reka, përveç në qytet, mbajti takime të drejtpërdrejta me banorët edhe në disa fshatra në Manastir. .