Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 745 teste, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (75), janë regjistruar 23 riinfeksione.

Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 94 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (56 vjeç) dhe nga Kavadari (84 vjeç), kanë humbur jetën në periudhën prej 21.09 deri më 02.10 2022 personat kanë humbur jetën në shtëpi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.143, numri i të shëruarve është 333.158, numri i atyre që humbën jetën është 9.539 dhe numri i rasteve aktive është 446.