Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.621 testime janë regjistruar 617 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 314 janë në Shkup, Kumanovë 47, Strumicë 29, Shtip 26, Kavadr dhe Kërçovë 19, Ohër 18, Veles, Sveti Nikole dhe Radovish 14, Resnjë 13, Gostivar dhe Koçani 12, Tetovë dhe Manastir 10, Prielp dhe Strugë 8, Kriva Pallankë 6, Berovë 5, Probishtip 4, Kratovë 3, Gjevgjeli, Negotinë, Dellçevë, Vinicë dhe Makedonski Brod 2, Dibër dhe Demir Hisar 1.
Po ashtu ISHp regjistroi edhe 450 pacientë të shëruar dhe 32 të tjerë humbën jetën. Prej pacientëve të vdekur 10 janë nga Shkupi, 4 nga Strumica, 3 nga Gostivari, nga 2 në Kumanovë dhe Tetovë dhe nga një në Prilep, Kërçovë, Makedonski Brod, Kavadar, Gjevgjeli, Probishtip, Bogdanci, Ohër, Dibër, Strugë dhe Vallandovë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 184.893 pacientë, ndërsa prej tyre 165.527 janë shëruar dhe 6.339 kanë humbur jetën. Momentalisht ka 13.027 raste aktive.
Comments are closed for this post.