Gjatë 24 orëve të fundit (30/31.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 506 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse, si preventivë për parandalimin përhapjes së Kovid-19.

Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.