Më 20 korrik, do të shpallet Konkursi për përzgjedhjen e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, i cili do të zgjasë deri më 5 gusht.
Enti shtetëror i statistikës po intensifikon përgatitjet organizative për Regjistrimin e ardhshëm 2021 i cili do të kryhet nga 5 deri më 30 shtator. Në mënyrë që të zgjidhen me kohë regjistruesit dhe instruktorët e nevojshëm të rajoneve dhe të lihet kohë e mjaftueshme për trajnimin e tyre, ESHS shpall konkursin që do të kërkojë 5055 regjistrues të rajoneve dhe 508 instruktorë rajonalë për 50 rajonet e regjistrimit. Kushtet janë: kandidatët të jenë qytetarë të rritur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos jenë të punësuar, të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe të kenë aftësi kompjuterike. Aplikimi do të bëhet përmes aplikacionit në internet që do të vendoset në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk, dhe dokumentet do të dorëzohen me postë në Entin shtetëror të statistikës, ose kandidatët do të jenë në gjendje t’i sjellin ato ditën e caktuar të testimit në komisionet e rajoneve të regjistrimit.
Ne ftojmë të gjithë ata të interesuarit që i plotësojnë kushtet të aplikojnë në Konkurs dhe të kontribuojnë në zbatimin me sukses të këtij veprimi më të madh statistikor që ka një domethënie të madhe për secilin prej nesh, por mbi të gjitha, për vendin në tërësi.
Comments are closed for this post.