Një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski – Karposh”, në shtrirjen nga rruga “Ferid Bajram” deri në rrugën “Boca Ivanova”, sot prej orës 7 është e mbyllur për komunikacion për shkak të kryerjes së aktiviteteve për asfaltimin e rrugës.
Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, gjatë punëve ndërtimore komunikacioni në këtë pjesë të qytetit do të rikahëzohet nëpër rrjetin rrugor përreth.
Komunikacionin në këtë aks derisa zgjasin aktivitetet ndërtimore do ta rregullojnë edhe nëpunës të uniformuar policorë apo persona të tjerë të autorizuar.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i përmbahen regjimit të vendosur përkohësisht rrugor, ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Comments are closed for this post.