Real Madrid ka prezantuar sot fanellën e tretë, që do të veshë skuadra në sezonin 2019-20.

Ajo që dallohet janë ngjyrat e zgjedhura për këtë fanellë, një jeshile e hapur, kombinuar me një jakë sa rrumbullake edhe si “V”, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë.

Menjëherë kanë ardhur reagimet e para, që kanë zbuluar se kjo fanellë është thuajse identike me fanellën e dytë të Interit.
Ngjyra bazë është shumë e ngjashme, edhe dizajni po ashtu.