Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, nëpërmes rrjetit social Facebook njofton se është takuar me Besir Alilin i cili është kthyer me medalje të artë nga Kampionati Evropian për kadet që u mbajt në Firencë, Itali dhe shkruan se Agjencia do ta shpërblejë Alilin me një milion denarë.

“Në emrin tim dhe në emrin e Agjencisë për Rini dhe Sport kam nderin që t’ia urojë medaljen e artë djaloshit Besir Alili i cili u kthye me medaljen e artë nga Kampionati Evropian për kadet në Firencë, Itali”, shkruan Kaevski.

Ai gjithashtu shkruan se Besiri për këtë sukses të madh do të shpërblehet nga Agjencia për Rini dhe Sport me një milion denarë.

“Në periudhën e ardhshme, presim që Besiri jonë të stërvitet fort dhe të dëgjoj këshillat e trajnerit të tij, dhe me përkushtimin maksimal një ditë të trashëgojë emrat e mëdhenj që ishin bazë dhe kontribuan në zhvillimin e mundjes në vendin tonë” shkroi Kaevski.