Policia ka rrethuar zonat përreth Ambasadës së Izraelit në Stokholm pas raportimeve për të shtëna, raportoi AP. Mediat lokale kanë raportuar të martën se një armë është gjetur afër ambasadës dhe se policia po kërkon për një të dyshuar që ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ka thënë se po heton raportimet mbi një shpërthim, por nuk ka konfirmuar se ka pasur të shtëna. Siguria përreth ambasadës është shtuar këtë vit pas kërcënimeve dhe incidenteve, përfshirë rastin kur një “objekt i rrezikshëm” u gjet në afërsi të ambasadës.
Comments are closed for this post.