Kryeministri Edi Rama foli sot nga Gjirokastra edhe për projektet e investimeve nga Emiratet e Bashkuara në Përmet. Rama tha se investitorët kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Përmetin për projektin e tyre, pasi u ka pëlqyer peizazhi.
“Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart.
Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cenojnë peizazhin apo natyrën, duan të investojnë në strukturuar fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit.
Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin. Ishte shumë të qeshur se i bëmë një tur dhe kur vajtëm në Përmet thanë ramë rehat se njerëzi ishin të urtë“, tha Rama.
Comments are closed for this post.