Ivan Rakitic raportohet se ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin.

Kroati ka humbur vendin e titullarit te Barcelona pas transferimit të Frenkie de Jong.

Nën kampioni i botës me Kroacinë, ka shprehur haptas pakënaqësitë për situatën e re, duke paralajmëruar largimin.

Është Marca që raporton se tashmë Rakitic ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, dhe nga muaji korrik do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.

Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United dhe Juventus.