Qyteti i Shkupit do t’i shpërblejë hendbollistët e Vardarit me gjashtë milion denarë, njofton Zhurnal.

Siç informuan nga atje, hendbollistëve u është siguruar edhe fluturim me një linjë të posaçme nga Kolni, ku u luajt finalja e Ligës së Kampionëve. Për këtë fluturim të posaçëm do të ndahen 39.500 euro.

Siç njoftoi kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, menjëherë pas arritjes në sheshin “Maqedonia” do të organizohet pritje e hendbollistëve për çka janë ndarë dy milion denarë nga buxheti i qytetit.

Ndryshe kjo është titulli i dytë kampion europe për Vardarin në tre vitet e fundit, pasi dje në finale mposhtën Vespremin e Hungarisë me rezultat 27-24.