Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë.

Në qendër të Shkupit ka pasur festë për arritjen e epikit të henbollit Vardar. Gjatë festës ka pasur edhe incidente dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Dy vetura janë thyer mbrëmë. Njëra ka qenë e dëmtuar në rrugën “Goce Delcev” kurse një veturë e MPB-së para Kuvendit.

Një person 18 vjecar është lënduar në dorë kurse një 17 vjecar tjetër është lënduar me mjete piroteknike gjatë festës.

Pesë persona janë ndaluar nga njësia speciale për prishje të rendit dhe qetësisë publike.