Festa e madhe shtetërore, Dita e Pavarësisë – 8 Shtatori, festohet me një sërë manifestimesh të rastit, duke përfshirë ekspozita dhe dyer të hapura të institucioneve kulturore, muzeve dhe galerive në mbarë vendin.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, sot nga ora 11:00 deri në 20:00 qytetarët mund të vizitojnë falas në Shkup: Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave Natyrore, Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi, Muzeun e Maqedonisë së Veriut, Muzeun e Artit Bashkëkohor, si dhe Galerinë Nacionale të Maqedonisë.

Në Veles qytetarët mund të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Stobi”, në Ohër, NU “Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Shtëpia Muzeu e Robevcit”. Në Tetovë u hapën IN “Muzeu i Rajonit të Tetovës” dhe IN “Galeria e Arteve”, në Strumicë “Muzeu dhe Instituti i Strumicës”, në Manastir lokaliteti arkeologjik “Heraklea”, IN “Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut”, si dhe IN “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe.

Qytetarët mund të vizitojnë edhe IN “Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut” në Prilep. Muzeu Historik në Krushevë, Institucioni Nacional – Muzeu në Gjevgjeli, në Shtip “Instituti për Mbrojtjen e Kulturës dhe Muzeut”, më tej në Kërçovë, “Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në LNÇ” dhe Institucioni kombëtar – Muzeu në Kumanovë.