Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Krizat sot u mbajt seancë konstituive e Komisionit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza, në të cilën morën pjesë anëtarët, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe udhëheqësi i grupit për vlerësimin e rreziqeve dhe drejtor i QMK-së, Stojançe Angelov. Në seancë mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski.
Siç thuhet në kumtesën nga takimi, drejtori i QMK-së dhe udhëheqësi i grupit për vlerësime, Stojançe Angelov i njohu të pranishmit me gjendjen e shpallur, të quajtur në popull, krizën e “migrantëve” në kufijtë jugorë dhe veriorë, si dhe situatën e krizës në INP “Idrizovë”.
Njëkohësisht, Angellovi dha informacion të detajuar për numrin e zjarreve në hapësirat e hapura, dëmet e shkaktuara nga zjarret, mënyrën e funksionimit të sistemit për shuarjen e zjarrit, si dhe burimet në dispozicion për shuarjen e zjarreve në ambient të hapur.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski për shkak të angazhimeve urgjente nuk kanë marrë pjesë në seancë.
Comments are closed for this post.