Pandemia e shkaktuar nga coronavirusi, si dhe gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, nuk i ndaloi disa qytetarë nga Struga dhe Kishën Ortodokse të Maqedonisë që të mbajnë kortezhin tradicional.
Qindra qytetarë ecën rrugëve, disa prej tyre pa maska por edhe pa mbajtur largësi trupore me njëri-tjetrin.
Një veprim i tillë nxiti revoltë në opinion, duke e dënuar këtë veprim.
Nga incizimet gjatë mbajtjes së liturgjisë mund të shihet persona që nuk mbajnë pajisje mbrojtëse, edhe pse është e domosdoshme për shkak ka mundur të mbahet largësia trupore. Krahas të pranishmëve kishte edhe polici, por nuk i paralajmëronin qytetarët për shkelje të rregullave qeveritare dhe nuk i dënuan për mosmbajtje të maskave.
Liturgjia në Strugë mbahet çdo vit një ditë pas festës së Shën Gjergjit.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim ku ndalohet mbledhja e më shumë se 5 personave në një vend. Gjithashtu është e obligueshme mbajtja e maskave në hapësira të hapura në vendet ku mund të mbahet distanca fizike.
Comments are closed for this post.