Qeveria mbrëmë vonë ka shpallur gjendje krize për 30 ditë për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Me vendim të Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është ngarkuar me angazhimin e forcave policore për shuarjen e zjarreve.
Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës marrin përsipër të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së situatës së krizës ndërsa Ministria e Financave merr përsipër të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë.
“Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë që të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në përballjen e situatës së krizës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Comments are closed for this post.