Qeveria e Republikës e Maqedonisë të Veriut sot do të mbajë sot seancën e radhës në të cilën priten masat e reja që do të merren për shkak të virusit Kovid-19.

Siç informon shërbimi qeveritar për mediat, konkluzionet e seancës do të bëhen të ditura në përfundim të seancës.

Qeveria në seancën e djeshme të 34-të solli vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës në Komunën e Kumanovës për gjithë fundjavën, duke filluar prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orën 05:00 të së hënës (06.04.2020). Gjatë javës që vjen, nga e hëna deri te premten, ndalesa vlen çdo ditë në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 05:00.