Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 11.01.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e 132-të.
Në rendin e ditës në mbledhje është paraparë të gjenden Propozim-programet për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme për vitin 2022, si dhe informacioni për aktivitetet e ndërmarra në raport me detyrimet nga nisma “Ballkan i Hapur”.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhje është paralajmëruar edhe Propozim-programi për imunizim të detyrueshëm të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja, e cila është paraparë të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.
Comments are closed for this post.