Në seancën e 21-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të lehtësojë masat anti – Covid.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi të shfuqizohet masa për posedim të certifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit.
“Gjithashtu shfuqizohet masa e posedimit të certifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave”.
“Vlefshmëria e certifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv; gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen; të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend”, informoi zv.kryeministri Artan Grubi.
Ndryshe, para disa ditëve, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, deklaroi se në bazë të rezultateve të testimit skrining, do të vendoset për masat e mëtejme.
Theksojmë që ditëve të fundit, numri i infektimeve me COVID-19 në RMV ka rënë dukshëm, ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive është mbi 2 mijë.
Comments are closed for this post.