Pasi mediat njoftuan se emërimi i Afrona Vërzivollit për revizore e Fondeve IPA ishte i dyshimtë dhe pasi që Antikorrupsioni njoftoi se do të hapë rast, ndërsa zyra e BE-së në Shkup se do ta kontrollonte rastin, Qeveria ndërroi mendje dhe pritet që Vërizvollit të shkarkohet.
“Informojmë opinionin se Afrona Vërzivolli gjatë ditës së nesërme do të shkarkohet nga posti revizore e IPA Fondeve. Njëkohësisht theksojmë se nevojitet që vëmendja të drejtohet ndaj keqpërdorimeve të hapura të parave nga BE-ja dhe fondeve të vendosura në dispozicion që ishin të pranishëm periudhën e kaluar, për të cilat ekziston edhe shkresë dhe njoftim nga Zyra europiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) të cilët për shkak të punës së tillë kërkojnë nga shteti që t’i paguhen disa miliona euro”, njoftuan nga Qeveria.
Comments are closed for this post.