Qentë endacak, përbëjnë rrezik permanent për qytetarët. Numri i tyre dita-ditës po shtohet, ndërkohë që mungojnë masat adekuate e komunës së Kërçovës për trajtimin e tyre.
Viteve të fundit është shtuar dukshëm numri i qenve endacak në hapësirat ruarale dhe në ato urbane. Ata i vërejmë kudo nëpër rrugët e qytetit dhe tanimë janë shëndërruar në një rrezik potencial për banorët vendor, e sidomos për fëmijët.
Ankesat e qytetarëve për këto rreziqe që i paraqesin qentë endacak janë të shpeshta. Janë të shumta edhe procedurat gjyqësore që janë hapur për dëmet e shkaktuara nga kafshimet e qenëve. Si pasojë e këtyre lëndimeve gjatë viteve të fundit, komuna e Kërçovës ka paguar kompenzimet për lëndimet e shkaktuara sipas vendimeve të caktuara në procese gjyqësore.
Për këto shqetsime të banorëve vendor, komuna e Kërçovës nuk i ka marrë masat e duhura që do të ndikonin në uljen e këtyre rreziqeve nga qentë endacak. Numri i tyre dita-ditës rritet, ndërsa administrata komunale tregohet e pa aftë në përballje me këtë sfidë që përbën rrezik për shëndetin e popullatës vendore. Mbase, këtij institucioni i kanë munguar edhe përpjekjet minimale për të tejkaluar këtë situatë të rënduar. Dhe në mungesë të kapacitetit sfidues ndaj kësaj dukurie shqetsuese, komuna e Kërçovës vetëm ushqen shpresën e ndihmës qeveritare për tejkalimin e kësaj situate.
Duke pasur parasyshë se komuna e Kërçovës nuk ka ndërmarrë thuajse asgjë, ne jemi të detyruar që të fillojmë në mënyrë të pavarur përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi, thotë Snezhana Vasileska, anëtare e shoqatës Grifon. Kërkuam ndihmë nga kryetari i komunës, e gjetëm lokacionin me çmim të volitshëm për vendosjen dhe vaksinimin e tyre. Ai na premtoi ndihmën e tij për krijimin e kushteve të përshtatshme por këto premtime të përsëritura në vazhdimësi që nga viti 2018, mbetën vetëm fjalë boshe të njeriut të parë të komunës, nënvizon ajo.
Comments are closed for this post.