Presidenti Vladimir Putin është zgjedhur si burri më seksi i Rusisë.

Sondazhi përfshiu 1,000 burra dhe 1,000 gra në më shumë se 300 qytete ruse midis 22 marsit dhe 1 prillit. Lideri I Kremlinit u votua nga 18% e burrave dhe 17% e grave duke u bërë kështu I vetmi në listë që arriti shifra dyshifrore në sondazhin e SuperJob .

“Rusët ende e quajnë Vladimir Putinin më tërheqësin nga njerëzit e famshëm në vend. Në këtë fushë as aktorët, as atletët, as politikanë të tjerë nuk mund të garojnë me të.”, shkruhet në faqen zyrtare.

Udhëheqësi mbajti një epërsi të ndjeshme me aktorët Dmitry Nagiyev, Danila Kozlovsky dhe Konstantin Khabensky, me vetëm 2-3 përqind të të anketuarve që i konsideronin ata më tërheqës.

Rezultatet u botuan vetëm disa ditë pasi vendi miratoi një ligj që lejon Putinin të qëndrojë në pushtet si president deri në 2036.