Autoritetet Saudite thanë të hënën se vetëm personat e imunizuar kundër COVID-19 do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin gjatë gjithë vitit nga fillimi i Ramazanit, muaji i shenjtë i agjërimit për myslimanët.

Ministria e haxhit dhe umresë tha në një deklaratë se tre kategori njerëzish do të konsideroheshin “të imunizuar” – ata që kanë marrë dy doza të vaksinës, ata që administruan një dozë të vetme të paktën 14 ditë para dhe njerëzit që janë shëruar nga virusi.

Vetëm ata njerëz do të kenë të drejtë leje për të kryer umre, si dhe për të marrë pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës.

Kjo në mënyrë efektive do të “rriste kapacitetin operativ” të Xhamisë së Madhe gjatë Ramazanit, dhe kushti vlen gjithashtu për hyrjen në Xhaminë e Profetit në qytetin e shenjtë të Medinës.

Ministria tha se kjo fillon me Ramazanin, i cili pritet të fillojë edhe pak ditë, por ishte e paqartë se sa do të zgjaste.

Arabia Saudite ka raportuar më shumë se 393,000 infeksione me koronavirus dhe 6,700 vdekje nga COVID-19.