Amber Heard është ish-bashkëshortja e aktorit të njohur ndërkombëtar Johny Deep, e cila ka treguar imazhe të tmerrshme nga dhuna që ajo pretendon se ia ushtruar aktori.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, janë përfshirë fotografi të shkatërrimit të banesës dhe sjelljes së dhunshme të aktorit dukë e kapur kështu edhe për flokë.

Deep këto akuza i ka hedhur poshtë duke thënë se janë shpifje dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej 50 milion dollar.

Çifti hollivudian ishin ndarë në vitin 2016, ndërsa Washington Post në dhjetor të vitit të kaluar kishte shkruajtur për dhunën ndaj saj.

Ekipi ligjor i Depp ka thënë se, sipas artikullit, 55-vjeçari ka ushtruar dhunë kundër Amber gjatë martesës së tyre, gjë që ai e mohon në mënyrë kategorike. Por, Heard tash duket se ka ofruar dëshmi të forta për këtë gjë